Shtatë fëmijë vdiqën sot në provincën Daraa në Sirinë jugore, njoftoi Reuters, duke cituar mediat shtetërore siriane.
Portali sirian “963+” ka deklaruar se fëmijët kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një mjeti shpërthyes.
Shpërthimi ndodhi në vendbanimin jugor, në rrugën në qytetin Al-Sanamayn në zonën veriore të Daraa, përballë një shtëpie fëmijësh.
Pajisja ishte vendosur në anë të rrugës dhe shpërtheu teksa pranë saj ndodheshin fëmijët.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, disa dyshojnë se sulmi është Shteti Islamik.