Të paktën 11 persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një përplasje ballore midis një autobusi dhe një kamioni në Brazil.
Aksidenti ndodhi në një autostradë federale në shtetin më jugor të Rio Grande do Sul rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale.
Një pjesë e ngarkesës së rërës së kamionit përfundoi brenda autobusit si pasojë e përplasjes, raporton Reuters, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit qasjen në automjet, pasi viktimat ishin mbuluar nga rëra, tha policia.
/Top Channel/


