Lajme

Trafikuan 8 armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy persona

07/04/2025 12:42
nga:Y I

Policia e Kukësit ka ushtruar kontrolle në automjetin që drejtohej nga shtetasi Avdulla Mallaki, me pasagjer Shkëlqim Qenaj në vendin e quajtur “Ura e Hasit.

Si rezultat e hetimit, policia ka gjetur 8 armë zjarri të cilat u sekuestruan.

Të dy shtetasit kosovarë Shkëlqim Qenaj 31 vjeç, dhe Avdulla Mallaki 46 vjeç, kanë kaluar armët përmes kufirit jeshil me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre në Shqipëri.

Për shkak të hetimeve të vazhdueshme, identitetet e dy shtetasve që ishin destinacioni i armëve nuk janë bërë publike. Policia ka vijuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të këtij rrjeti kriminal.