Lajme

‘Trafiku Urban’ në Prishtinë nga nesër do ofrojë wi-fi falas për udhëtarët

02/05/2024 17:11
nga:Genita C

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se nga nesër në të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të lëshohet Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve tanë të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

Kështu është bërë e ditur vet nga Trafiku Urban, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Trafiku Urban mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.