Luca Lucci, “kapo” i ultras Curva Sud të Milanos, u dënua me shtatë vjet burg. Ai përfundoi në burg dhjetorin e kaluar pas një hetimi nga policia, e koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, mbi një trafik të dyshuar droge, që përfshin hashash, marihuanë dhe kokainë.
Hetimet zbuluan se Lucci kishte qenë në krye të organizatës duke planifikuar veprimtarinë e paligjshme pa marrë pjesë në mënyrë aktive, por duke dhënë udhëzime përmes softuerit Encrochat, të instaluar në një telefon celular me “numrat e telefonit holandez”, raportojnë mediat italiane, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç shkruhet në urdhrin e gjykatësit hetues Fabrizio Filice, kreu i Curva Sud, i cili në sistemin e enkriptuar të bisedave kishte pseudonimin “belvaitalia”, për shkak të pozitës së lartë që mbulonte në trafik të paligjshëm ka mbajtur marrëdhëniet me trafikantët e huaj të drogës në Brazil dhe Marok.


