Marc Bartra planifikon të udhëtojë për në Turqi sot me një avion privat, pasi më në fund pranoi ofertën për t’u transferuar në Trabzonspor.
Klubi turk do t’i paguajë Real Betis rreth pesë milionë euro për transferimin e mbrojtësit, përcjell GazetaBlic Sport.
Bartra do t’i thotë lamtumirë Manuel Pellegrinit dhe shokëve të tij sot, ndërsa më pas do të niset në Turqi.
Ai do të luajë për tre vitet e ardhshme me kampionin aktual të Superligës turke.
/GazetaBlic Sport