Sporti

Probleme të mëdha për Xavi Hernandez, shtohet numri i rasteve me koronavirus

12/29/2021 13:00
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernandez ka më shumë raste të reja me koronavirus në skuadrën e Barcelonës.

Listës së gjatë të të lënduarve, i bashkohet Busquets i pezulluar. Llogaritë e trajnerit të Barcelonës janë të komplikuara nëse shtohen lojtarët që nuk janë të disponueshëm për Covid-19, si Dani Alves, Lenglet, Jordi Alba dhe Baldé, të cilëve tani u bashkohen emrat e Umtiti, Dembélé dhe Gavi, përckell GazetaBlic Sport.

Barcelona njoftoi në një deklaratë se dy francezët dhe Gavi rezultuan pozitivë me koronavirus pas testeve të fundit të kryera dhe nuk do të jenë të disponueshëm kundër Majorca.

/GazetaBlic Sport/