Afrim Toverlani, trajneri i njohur kosovar ka komentuar transferimin e Milot Rashicës në Norwich.
Toki theksoi se ky transferim do t’i bëjë mirë Milot Rashicës, por edhe gjithë Kosovës, ndërsa tha se do t’i duhet pak kohë për t’u adaptuar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Një transferim i mirë jo veç për Milotin, por për të gjithë Kosovën. Do t’i ngritet niveli, do t’i duhet kohë për t’u adaptuar në futbollin anglez”, tha Afrim Toverlani për Euro Dueli.
/GazetaBlic Sport


