Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovlerani, aktual drejtues i Përfaqësueses U-21 ka folur në lidhje me ballafaqimin e sotëm mes Ballkanit dhe Shkupi.
Shkupi e mirëpret sonte Ballkanin në “Todor Proeski” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të “Play Offit” për kualifikimin në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Toverlanit gjasat për të triumfuar në këtë sfidë janë të barabarta nga dy skuadrat shqiptare.
“Mendoj që gjasat janë të barabarta dhe nuk ka favorit në këtë përballje”, tha Afrim Toverlani për ‘GazetaBlic Sport’.
Sa i përket deklaratave nga ana e akterëve të Shkupit, Toverlani thotë se duhet të flitet në fushë – pasi deklaratat janë shpesh-herë edhe provokuese.
“Deklaratat shpesh janë për të provokuar taborin kundërshtar. Nuk duhet të nxehemi për deklarata, por të tregojmë në fushë vlerat. Nuk duhet të ndikohen stafi dhe lojtarët nga deklaratat”, vazhdoi “Toki”.
Në rast se Ballkani kualifikohet në grupet e Conference League do të fitojë miliona euro dhe mund të “dominojë” në futbollin shqiptar. Megjithatë, Toverlani thotë se kjo nuk është diçka e sigurt, teksa shpreson në triumfin e ekipit nga Suhareka.
“Nëse Ballkani kalon nuk do te thote që do të dominoj sepse jemi deshmitar edhe të skuadrave tjera të rajonit që kanë pasur renie pas sukseseve, por kjo varet nga disa faktorë. Shpresojë që Ballkani të kaloj tutje, e per te ardhmen nuk mund ta dimë me saktësi”, përfundoi trajneri më i suksesshëm kosovar.
/GazetaBlic Sport


