Toulouse mposhti këtë të enjte Annecy me rezultatin 2-1 dhe garantoi prezencën në finalen e Kupës së Francës.
Klubit francez iu deshën 66 vite që të rikthehej në këtë fazë të kompeticionit.
Aboukhlal (36′) dhe Chabi (85′) shënuan dy golat që siguruan fitoren e Toulouse ndaj Annecy.
Tashmë Toulouse do të përballet me Nantesin, i cili mposhti Lyonin në gjysmëfinale.
Finalja e madhe e këtij kompeticioni është caktuar për 29 prill.
/GazetaBlic Sport


