Sporti

Totti: Transferimi i Dybala te Roma ishte i mundshëm, shumë i mundshëm

07/02/2022 17:32
nga:E K

Ikona e Romës, Totti ka dhënë disa komente lidhur me Paulo Dybala.

Francesco Totti është shprehur edhe më parë për pëlqimin e tij ndaj argjentinasit dhe ‘aprovonte’ një lëvizje të mundshme të Romës për të.

Së fundmi, italiani ka thënë se kishte mundësi të mëdha për Dybala që të kalonte te Roma.

“Të themi se ishte e mundshme, shumë e mundshme. Por pastaj gjëra të tjera ndodhën dhe shkuan ashtu”, ka thënë Totti.

“Tani ai do të shkojë diku tjetër, nuk e di ku. Shpresoja të shkonte te Roma. Kishte bisedime. Nuk e di çfarë u bisedua”, shtoi ikona romake.

Dybala thuhet se është mes Inter dhe Milan. Vendimi nuk është marrë akoma.