Kupa e Botës 2022

Totti: Kupa e Botës pa Italinë është si të shkosh në Romë e të mos e vizitosh Colosseumin

11/18/2022 21:37
nga:E K

Njëri nga ikonat e futbollit Italian, Francesko Totti e ka bërë një koment interesant përsa i përket mungesës së kombëtares së tij në Botërorin Katari 2022, duke e krahasuar mospjesëmarrjen e azurëve me abstenimin nga vizita e një superatraksioni romak.

“Kupa e Botës pa Italinë është sikur të shkosh në Romë e të mos e vizitosh Colosseumin”, ka thënë ai në një intervistë për Sky Sport.

Pas Brazilit, Italia është kombëtarja e dytë me më së shumti botërorë. Azurët kanë fituar 5 herë ndërsa selecaot 6 herë.

Iltaia dështoi ta kap Katarin 2022 pas një shok humbje nga Maqedonia e Veriut, në play-offin kualifikuar për pjesëmarrje, transmeton klankosova.

“Për ne italianët kjo është një gjë negative, por kësi gjërash ndodhin në futboll. Edhe pa ne, Kupa e Botës do të jetë Kupë e Botës dhe ne do ta ndjekim atë me interes”, ka shtuar Totti, që i ka thënë se janë Franca, Argjentina, Brazili, Spanja dhe Gjermania ato që mund ta fitojnë trofeun në Katar. “Ato janë të gjitha të njëjta, nuk e shoh ndonjërën mbi tjetrën”.