Tashmë është e ditur që Dybala do largohet nga Juventus.
Për shërbimet e tij ka shumë skuadra të interesuara, por favoritët kryesorë janë Inter, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë legjenda e Romës, Totti thotë se do bëjë një përpjekje për ta bindur argjentinasin të kalojë në Romë.
Italiani madje e ka menduar edhe numrin për Dybalan.
“Mund t’i jap ndonjë këshillë. Nëse do të ishte në dorën time, me kënaqësi do t’ia jepja fanellën me numrin 10, por nuk varet nga unë”, ka thënë Totti.
“Kjo varet edhe nga vet ai, ndoshta ai mund të zgjedh një numër tjetër”, shtoi mes tjerash ikona e Romës.
/GazetaBlic Sport.


