Sporti

Totti befason tifozët e Romës para finales së Europa League, të gjithë duan autografe nga legjenda italiane

05/31/2023 18:36
nga:L J

Legjenda e Romës, Francesco Totti i befasoi tifozët ekipit italian teksa po luanin një lojë miqësore në zonën e tifozëve të UEFA-s në Budapest.

Ngjarja ka ndodhur disa orë para finales së Ligës së Evropës mes Romës dhe Sevillas në Puskas Arena, përcjell GazetaBlic Sport.

Totti mori pjesë në një ngjarje në zonën e tifozëve të UEFA-s në kryeqytetin hungarez, duke luajtur një lojë – e më pas duke firmosur autografe për mbështetësit.

Legjenda e Romës do të jetë në tribuna së bashku me ish-lojtarët e tjerë të Romës, duke përfshirë Vincent Candela dhe Simone Perrotta.

/GazetaBlic Sport