Sporti

Tottenhami synon transferimin e Martial

07/25/2021 13:12
nga:E K

Tottenham ka shprehur interesim për sulmuesin francez të Manchester United.

Sipas “The Daily Star”, Spurs është e interesuar të nënshkruaj me Martial gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester United po kërkon 60 milionë për ta lënë të lirë sulmuesin francez.

Spurs nuk janë në gjendje të paguajnë këtë shumë dhe janë duke negociuar për një çmim më të ultë.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me United në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe nëntë asistime.

/GazetaBlic Sport/