Sporti

Tottenhami nuk dorëzohet për James Maddison

06/25/2023 15:36
nga:E K

Me ardhjen e trajnerit të ri në klub, Ange Postecoglou, Tottenhami po synon tani që ta përgatitë sa më mirë skuadrën për sezonin e ardhshëm të Premier Ligës 2023/24.

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Tottenhami nuk do të dorëzohet në garën për të siguruar shërbimet e yllit anglez, James Maddison.

Maddison mbetet prioriteti i Postecoglut në pozitën e mesfushorit ofensiv.

Po ashtu, Tottenhami po synon që ta përforcojë edhe repartin e mbrojtjes, ku Edmond Tapsoba dhe Micky van de Ven janë prioriteti i klubit, dhe krerët e londinezëve do të marrin vendimin e tyre gjatë ditëve në vazhdim.