Sporti

Tottenhami blen mbrojtësin e Atalantës për 50 milionë euro

08/06/2021 20:53
nga:Mergim Rreci

Cristian Romero transferohet në Premier League te Tottenhami. Klubi anglez ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit argjentinas për rreth 50 milionë euro, por pa specifikuar kohëzgjatjen e kontratës.

Njoftimi i Tottenhamit erdhi vetëm pak orë pasi Atalanta dhe Juventusi konfirmuar kalimin e Romeros te bergamaskët për 16 milionë euro, shumë për të cilën të dy klubet kishin rënë dakord në momentin e huazimit të mbrojtësit nga bardhezinjtë tek Atalanta.

E pabesueshme se si klubi italian ka mundur të kryejë një marrëveshje kaq të leverdishme me një përfitim prej 34 milionë eurosh.