Sporti

Tottenham shumë pranë të sigurojë shërbimet e Richarlison

06/11/2022 21:27
nga:Mergim Rreci

Fraser Froser për portën, Ivan Perisic për linjën e djathtë dhe një brazilian për sulmin. Tottenham është shumë afër zyrtarizimit të përforcimit të tretë në merkaton e verës.

Shumë emra janë përfolur për repartin e sulmit. Antonio Conte shpreson që Harry Kane të qëndrojë, por një ofertë tunduese mund të ndikojë në shitjen e kapitenit.

Nga Brazili raportojnë se klubi londinez do të paguajë 60 milionë euro për kartonin e Richarlison, një prej lojtarëve më të dalluar të Evertonit.

25-vjeçari shënoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste në sezonin e fundit në Premier League me skuadrën nga Liverpuli, teksa ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje me kombëtaren e Brazilit.

Bisedimet janë në fazë të avancuar, Evertoni do të pranojë milionat e Tottenhamit, që është shumë afër arritjes së akordit me lojtarin latin.