Tottenham është afër transferimit të mbrojtësit të Atalantas, Cristian Romero.
Mediat italiane raportojnë se Romero pritet të luajë nga sezoni i ri në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.
Spurs kanë ofruar 50 milionë plus bonuse për mbrojtësin, Cristian Romero.
Argjentinasi ka arritur tashmë marrëveshje personale me skuadrën angleze, dhe transferimi pritet të ndodhë shpejt pasi palët janë afër marrëveshjes.
/GazetaBlic Sport/


