Sporti

Tottenham nuk heq dorë nga Traore

08/02/2021 19:42
nga:E K

Adama Traore është në radarët e skuadrës së Tottenham.

Skuadra nga kryeqyteti anglez është shumë e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Wolves, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanjolli ka kontratë me ‘Ujqërit’ deri në vitin 2023, por interesimi i klubeve të mëdha angleze mund t’a bëjnë atë që të largohet edhe më herët.

Edhe skuadra tjera si Liverpool, Chelsea, Leeds United janë në kërkim të Traores.

Sipas Daily Mail, spanjolli pritet të bashkohet me ish trajnerin e tij, Nuno Espirito Santo te Spurs.

Wolves kërkon 45 milionë euro për t’a lënë të lirë lojtarin.

/GazetaBlic Sport/