Sporti

Tottenham nuk dorëzohet, përgatit një ofertë të re për Zaniolon

08/16/2022 08:03
nga:Lorik J

Antonio Conte kërkon me çdo kusht të ketë nën urdhërat e tij këtë sezon te Tottenham edhe yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Sipas Calcio MercatoWeb, “spurs” po përgatisin një tjetër ofertë për sulmuesin italian, me të cilën do të tentojnë të bindin skuadrën e Romës.

Në krahun tjetër ekipi romak duket i palëkundur në kërkesat e tyre, pasi kërkon plot 50 milion euro për të lënë të lirë lojtarin.

Ndërkohë për shërbimet e Zaniolos mbetet po ashtu i interesuar edhe skuadra e Chelsea.