Sporti

Tottenham në ‘sulm’ për Traoren

08/23/2021 14:41
nga:E K

Tottenham po tenton të nënshkruajë me sulmuesin e Wolves, Adama Traore.

Trajneri i ri i Spurs, Nuno Espirito Santo, po kërkon ribashkimin me ish lojtarin e tij, Adama Traore, shkruan GazetaBlic Sport.

The Telegraph” raporton se Spurs po synon huazimin e tij këtë sezon me të drejtë blerje në fund të sezonit për 40 milionë funte.

Ujqërit” po e vlerësojnë spanjollin me 40 milionë funte, por ata mund të detyrohen t’a huazojnë këtë vit që në sezonin tjetër t’a shesin përfundimisht pasi spanjolli nuk po nënshkruan kontratë të re me klubin anglez.

/GazetaBlic Sport/