Sporti

Tottenham merr vendim në lidhje me emërimin e Gennaro Gattuso si trajner, muaj jo i mirë për teknikun italian

06/18/2021 08:21
nga:Mergim Rreci

Kërkimi i zgjatur i Tottenham për një menaxher të ri do të vazhdojë pasi klubi i Londrës veriore vendosi kundër emërimit të Gennaro Gattuso në krye të stolit.

Italiani u shfaq si një opsion i mundshëm për Spurs dje së bashku me Paulo Fonseca, me të cilin raportohet se bisedimet janë prishur, përcjell GazetaBlic Sport.

Dje gjatë ditës, Gattuso u largua çuditërisht nga Fiorentina pas vetëm 22 ditësh në krye.

Bisedimet u zhvilluan midis Tottenham dhe ish-menaxherit 43-vjeçar të AC Milan dhe Napolit, por që një marrëveshje nuk është arritur.

/GazetaBlic Sport/