Tottenham po planifikon të shkarkojë trajnerin Antonio Conte në ditët në vijim, por që kjo të ndodhë, ata do të duhet të paguajnë një shumë të madhe kompensimi.
Mediat italiane raportojnë se largimi i trajnerit italian do të ndodhë në fund të kësaj jave. Ky vendim nga drejtuesit e Spurs u mor pas barazimit ndaj Southampton (3-3), ku Conte kritikoi gjithçka dhe këdo, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse Tottenham do të vazhdojë me largimin e trajnerit, ata do të duhet të paguajë 15 milionë paund (17 milionë euro), për shkak të klauzolës që Conte ka në kontratën e tij.
Kontrata e tij me skuadrën angleze përfundon në fund të këtij sezoni.
/GazetaBlic Sport


