Sporti

Tottenham – Manchester City, përfundon pjesa e parë

08/15/2021 18:17
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Tottenham – Manchester City.

45 minutat e parë të këtij dueli përfunduan me rezultatin e barabartë 0:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City e nisi ndeshjen furishëm dhe në pesë minutat e parë kishte mundësi me Joao Cancelon dhe Ryiad Mahrez, por lojtarët nuk u treguan të saktë para portës.

Më pas, Grealish kishte rast shënimi, por as 100 milionëshi nuk goditi cakun.

Nga ana e Tottenhamit, Son kishte mundësi të mirë, por goditja e tij shkoi fare pranë shtyllës.

/GazetaBlic Sport