Tottenham po mendon të transferojë mesfushorin e Interit, Arturo Vidal, sipas La Tercera.
34-vjeçari tashmë ka vendosur të largohet nga “Neruazzurët” këtë verë pasi ka bërë vetëm një ndeshje si titullar në Serie A në sezonin 2021-22 deri më sot, përcjell GazetaBlic Sport.
Vidal do të donte të merrte një sfidë të re në Premier League dhe Spurs mund të kërkojë ta sjellë atë kur të bëhet agjent i lirë në qershor.
Vidal do të bashkëpunonte përsëri me trajnerin Antonio Conte, trajner të cilin ka punuar më herët tek Inter dhe Juventus.
/GazetaBlic Sport/


