Sporti

Tottenham interesohet për Rodrygo

07/28/2025 14:31
nga:Lorik J

Ramon Alvarez de Mon raporton se anësori i Real Madridit, Rodrygo, ka filluar bisedimet me Tottenham Hotspur, mes pasigurisë së vazhdueshme mbi të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Rodrygo, i cili ka gjetur mundësi të kufizuara nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madridit, Xabi Alonso, mbetet i hapur për t’u larguar nga klubi këtë verë.

Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe lojtari mund të zgjedhë të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër.

Poashtu interesi i Liverpoolit për Rodrygon është rritur, veçanërisht ndërsa ata kërkojnë të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese mes largimeve të mundshme.

Megjithatë, bisedimet zyrtare midis Liverpoolit dhe Real Madridit ende nuk kanë filluar, duke e lënë Tottenhamin të pozicionuar mirë në garë.

/GazetaBlic Sport