Sporti

Tottenham i ofron rinovimin e kontratës Kane me rritje page

08/26/2021 10:02
nga:E K

Harry Kane ka konfirmuar se do të mbetet pjesë e Spurs.

Sulmuesi anglez gjatë gjithë kësaj merkato ishte i lidhur me një transferim te kampioni i Anglisë, Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së lojtarit dhe ofertave me çmim shumë të lartë nga City për blerjen e anglezit, presidenti i Spurs, Daniel Levy refuzoi çdo ofertë në drejtim të tij.

Tani skuadra e Tottenham po përgadit një kontratë të re për Kane, duke përmirësuar ndjeshëm pagën e qendërsulmuesit anglez.

Kontrata e re do t’a mbante Kane në Tottenham deri në vitin 2027, kurse paga e tij do shkonte nga 230 mijë funte në jave në 330 mijë funte në javë.

Gjithsesi, Kane nuk pritet të nënshkruajë kontratë të re pasi nuk duket i lumtur te skuadra nga Londra.

/GazetaBlic Sport/