Sporti

Tottenham i bie pishman, Kane kthehet prej aeroportit

08/11/2023 09:52
nga:N M

Tottenham i ka rënë pishman dhe nuk e ka lejuar Harry Kanen që niset drejt Munichut për testet mjekësore.

Kane ishte rrugës për në aeroport, kur i është thënë që nuk duhet të niset akoma.

Ai tani është duke pritur te shtëpia e familjes afër aeroportit, raporton Sky Sports.

Më herët është raportuar se është arritur marrëveshje në mes dy klubeve për shifrën e 100 milionë eurove.