Sporti

Tottenham i bashkohet garës për Romelu Lukakun

06/04/2022 16:00
nga:Mergim Rreci

Tottenham i është bashkuar garës për Romelu Lukakun.

Sipas Corriere dello Sport, Antonio Conte do të ketë kontaktuar sulmuesin belg për të zbuluar interesin e Spurs, për të përshkruar projektin e tij dhe mënyrën se si lojtari do të përshtatej në sulm, përcjell GazetaBlic Sport.

Lukaku tashmë është shprehur publikisht se synon të largohet nga Chelsea, ku nuk ndihet mirë dhe për pasojë ka vështirësi për të ushtruar futbollin. Sulmuesi do të jetë i disponueshëm edhe për të ulur pagën e tij për të bërë të mundur transferimin.

Përveç Tottenhamit, lojtari tashmë është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Interi.