Sporti

Tottenham gati 70 milionë euro për dy yjet e Juventusit

12/27/2021 10:56
nga:E K

Tottenham po përgaditet për përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar dimëror.

Skuadra angleze ka kthyer sytë kah Juventus për të gjetur përforcimet e duhura, shkruan GazetaBlic Sport.

Calciomercato raporton se Tottenham është gati të paguajë plotë 70 milionë euro për dyshen e “Zonjës së Vjetër”, Dejan Kulusevski dhe ëeston McKennie.

Të dy lojtarët janë të pakënaqur me minutazhën e dhënë nga klubi italian dhe janë të gatshëm të largohen nga Serie A.

Juventus i konsideron të dy me të njëjtën vlerë me nga 35 milionë euro.

Tottenham janë të interesuar që fillimisht t’i huazojnë lojtarët e më pas të aktivizojnë opsionin e blerjes në verë.

/GazetaBlic Sport/