Sporti

Tottenham fiton me rezultat tenistik ndaj Leicester, në krye të Premier League së bashku me Cityn

09/17/2022 20:25
nga:Mergim Rreci

Tottenham po shkëlqen në Premier League.

Skuadra e Contes ka triumfuar edhe sonte ndaj Leicester, madje me rezultat të thellë 6 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje me shumë kthesa pasi që të parët në avantazh kaluan mysafirët, atje ku Tielemans shënoi për 0 me 1. Por, me golat e Kane dhe Dier, Tottenham e përmbysi avantazhin. Megjithatë, Leicester nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin përsëri, Maddison shënoi për 2 me 2.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase shpërtheu me gola. Fillimisht Bentancur shënoi për 3 me 2, më pas ishte radha e Heung Min-Son i cili shkëlqeu me tre gola të realizuar.

Tottenham tashmë është në vendin e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe City i vendit të parë.