Sporti

Tottenham dhe Liverpool kalojnë tutje në Kupën e Anglisë, eliminohet Manchester City

10/27/2021 22:57
nga:Mergim Rreci

Një gol i Lucas Moura, në minutën e 68-të, siguroi fitoren 1-0 të Tottenhamit nadj Burnley dhe kalimin tutje në raundin e 16-të të Kupës së Ligës FA.

Liverpooli poashtu doli triumfues me rezultat 2 me 0 ndaj Preston-it dhe mori kalimin tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

Japonezi Minamino shënoi golin e parë (62′), kurse belgu Origi (84′) shënoi golin përfunditmar në këtë takim.

Manchester City i Pep Guardiolas bëri befasinë e madhe, duke u eliminuar nga Kupa, pas disfatës në penallti nga West Ham United.

/GazetaBlic Sport/