Tottenham ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi u mposht 0-2 nga Newcastle.
Skuadra londineze kishte humbur edhe ndeshjen e parë të sezonit, duke e nisur kështu edicionin me dy humbje në dy ndeshje.
Newcastle ishte më efikas dhe arriti të marrë tri pikë të rëndësishme, ndërsa Tottenham vazhdon të kërkojë pikët e para në kampionat.
/GazetaBlic Sport/


