Tottenham po mendon për një përforcim në fazën sulmuese.
Antonio Conte ka vënë syrin te anësori i Wolves, Adama Traore, shkruan GazetaBlic Sport.
“The Telegraph” raporton se skuadra nga Londra dëshiron nënshkrimin me sulmuesin anësor të Wolves, por fillimisht si huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.
Të interesuar për shëbimet e spanjollit sipas mediave të huaja janë edhe Liverpool dhe Barcelona.
/GazetaBlic Sport/


