Sporti

Tottenham arrin marrëveshje personale me Romeron

07/23/2021 10:15
nga:E K

Tottenham ka arritur marrëveshje personale me Cristian Romeron.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, shkruan GazetaBlic Sport.

Spurs janë në bisedime me Atalantan për të negociuar çmimin e lirimit të lojtarit.

Sipas, Fabrizio Romano, çmimi që po diskutohet në negociata është 55 milionë euro.

Atalanta tashmë është duke kërkuar zëvendësimin e tij dhe Sven Botman duket që do jetë ai i cili do e zërë vendin e Romeros në formacionin e skuadrës italiane.

/GazetaBlic Sport/