Kupa e Botës 2022

Totalisht e panevojshme, ndërhyrja e Camavingas që dëmtoi Nkunkun në stërvitjet e Francës

11/15/2022 20:40
nga:Lorik J

Franca e Deschamps pak ditë para fillimit të Botërorit rrezikon të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Sipas RMC Sport, Cristopher Nkunku u detyrua të largohej sot nga terreni i stërvitjes me një dëmtim në këmbën e majtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u dëmtua pas duelit me Camavingan.

Rëndësia e dëmtimit të mundshëm do të vlerësohet në orët në vijim.

Ja pamjet: