Lajme

Totaj thotë se Berisha e kanosi për tri ditë radhazi, Policia jep detaje

06/26/2022 11:05
nga:G B

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar në Polici se është kanosur për tri ditë radhazi përmes telefonit, nga Zafir Berisha, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se viktima dhe i dyshuari janë intervistuar lidhur me rastin dhe më pas i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datën 25.06.2022, viktima ka raportuar rastin në Polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar Z.B. për tri ditë. Pas pranimit të informatës, viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, i cili është intervistuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si ‘kanosje’. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prizren”, ka thënë Gashi./Gazeta Blic/

Shaqir Totaj denoncon Zafir Berishën për kanosje se do ta ngreh zhag nëpër Prizren para prishjes së koalicionit