Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se qytetarët e kësaj komune, më 12 tetor do të të votojnë për dy koncepte, atë të punëve të tij dhe të tjerëve që kanë ankesa e akuza, raporton Gazeta Blic.
“Mentaliteti ynë i punës do të konfirmohet me besimin qytetar të dielën! Vazhdojmë +4”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarët e Prizrenit me 12 tetor do të votojnë për dy koncepte, atë që e prezantojmë ne – të punëve dhe projekte transformuese për qytetin, dhe të tjerëve që kanë vetëm ankesa e akuza! Mentaliteti ynë i punës do të konfirmohet me besimin qytetar të dielën! Vazhdojmë +4
#PrizreniNëPunë #PDK191 Bashkohu në www.shaqirtotaj.com


