Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur në lidhje me masat e mundshme ndaj Serbisë, nga Bashkimi Evropian, pas sulmit terrorist në veri.
Totaj tha se ka patur ahumë deklarata pozitive në favor të Kosovës, të cilët e kanë identifiku saktësisht se kush është fajtori.
Ai tha se në ditët në vijim duhet të priten zhvillime pozitive në këtë drejtim.
“Unë e kam pa që ka patur shumë deklarata, shumë pozitive në favor të Kosovës nga faktorët ndërkombëtarët të cilët i kanë identifiku saktësisht se kush është fajtor. Mendoj se në ditët që vijnë duhet të presim zhvillime më pozitive në këtë drejtim edhe duhet të presim që do të jetë një qasje shumë pozitive nga ana e faktorit ndërkombëtar, sepse unë dua të kujtoj për vete por edhe të tjerët që më dëgjojnë se ne e kemi obligim dhe detyrim të jemi ma bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar. Unë asnjëherë nuk dyshoj se faktori ndërkombëtar në momentin e fundit gjithmnë ka me lujt rolin pozitiv dhe konstruktiv por duhet të kemi parasysh që mund të ketë individ të cilët mund të kenë ndonjë axhendë tjetër. Konsideroj se konstruktiviteti i qeverisë dhe kryeministrit tonë, një gjuhë më e butë dhe ma bashkëpunuese kishte me dhan një mesazh tjetër, kishte me eskivu dhe kishte me parandalu mos me na ndodh kjo që ndodhi sepse e kem një komshi i cili është i papërmirësueshëm”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
I pyetur se cila është rruga që duhet të ndjekë Kosova, Totaj pati këtë përgjigje.
“Mendoj se Kosova bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar duhet ta ketë prioritet numër 1. Ne nuk mundemi të mendojmë se jemi të vetëmjaftueshëm dhe të fshihemi pas integritetit tonë. Kur e paramendojmë dialogun nuk duhet t’a paramendojmë me Serbinë por me Bashkësinë Ndërkombëtare me përkrahësit e Pavarësisë tonë në mënyrë që të gjendet zgjidhje nga kjo situatë e cila situatë ‘status coe’ nuk na konvenon, kjo ju konvenon më tepër faktorëve që kërkojnë ta destabilizojnë Kosovën e përmes saj edhe të gjithë rajonin, Kosova, kryeministri dhe Qeveria duhet të jenë shumë më proaktiv, ma bashkëpunues, të kenë një gjuhë më të butë dhe diplomatike e cila jep mesazhe më pozitive sepse gjuha e ashpër dhe agresitiviteti nuk bjen asgjë të mirë kurse ne jemi tepër të dobët që mendojmë se mundemi m’i përballu ndonjë rreziku pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe prandaj apeloj që të jemi më të kujdesshëm.
I pari i Prizrenit foli edhe në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Kurti se mund të ketë skenarë të tjerë destabilizues në veri.
“Unë nuk konsideroj se nuk mund të ketë zhvillime të tilla që ne mund të futemi në luftë por sërish dua ta përsëris se nesi shtet jemi produkt i diplomacisë ndërkombëtare , produkt i intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe e kemi obligim jetik që të bashkëpunojmë me SHBA-të, me Evropën dhe Britaninë e Madhe dhe në atë bahskëpunim të japim mesazhe pozitive, kjo është e vetmja rrugë. Përmendja e luftës dhe konfliktit nuk na konvenon ne, nuk shkon në favor tonin”, tha Totaj në Blic interview raporton Gazeta Blic.


