Lajme

Totaj: Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shadërvan

01/29/2026 15:11
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë drejt përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka theksuar se ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka për qëllim rikthimin e sharmit dhe funksionalitetit të një prej pjesëve më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të qytetit.

“Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shadërvan, intervenim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të rikthimit të sharmit dhe funksionalitetit të kësaj pjese të frekuentuar dhe të rëndësishme të Prizrenit”, ka shkruar Totaj.

Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin urban dhe historik të kësaj zone qendrore të Prizrenit.