Lajme

Totaj: Do të vazhdojmë edhe katër vite në Prizren

10/13/2025 13:23
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë 41 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.

Ai do të garojë në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Në një intervistë për gazetaren Qëndresa Tërshani, Totaj është shprehur i bindur se do ta marrë edhe mandatin e dytë në krye të Prizrenit.

“Ne do të vazhdojmë plus katër vite në Prizren. Konsideroj se përparësitë tona, duke filluar nga performanca e mirë dhe qeverisja e mirë që kemi bërë në këto katër vite, janë të mjaftueshme që neve të na krijojnë një besim të argumentueshëm se gjasat i kemi reale për ta fituar mandatin e dytë”, tha Totaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai shtoi se për herë të parë pas luftës, një parti ka arritur të sigurojë mbi 7 mijë vota diferencë në rundin e parë, duke e cilësuar këtë si një rezultat të shkëlqyer për PDK-në në Prizren.