Lajme

Toshkovski: Janë lëshuar fletarrestime për 4 persona, po sigurohen dokumentet për diskotekën në Koçan

03/16/2025 12:44
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se është lëshuar fletarrestim qendror për katër persona, pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, prej ku deri tani jetën kanë humbur 59 persona, shkruan TV21. Toshkovski tha se janë siguruar edhe dokumente nga Ministria e Ekonomisë në lidhje me licencat për diskotekën në fjalë.

“Janë kryer biseda me mbi dhjetëra persona, sipas informacioneve të fundit që i kam marrë, që janë shtrirë në spitalet e Shkupit. Është kryer bisedë edhe me njërin nga anëtarët e bendit “DNK”. Është lëshuar flete arrestim qendror për katër persona. Nga ana e MPB-së, në koordinim me Prokurorinë Publike veprohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë, nga ku po sigurohet dokumentacioni, lidhur me diskotekën si dhe persona të lidhur për të njëjtën”, tha Toshkovski./tv21.tv