Sporti

Torres mund të dënohet rëndë | Barça e gatshme të apelojë

01/09/2023 22:33
nga:Lorik J

Barcelona është e gatshme të apelojë kundër një pezullimi të ardhshëm ndaj Ferran Torres.

Reprezentuesi spanjoll u përjashtua me karton të kuq në fazat përmbyllëse të fitores 1-0 të Barcelonës në La Liga ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë pas një përplasjeje me Stefan Savic, përcjell GazetaBlic Sport.

Savic u përjashtu gjithashtu për rolin e tij në përplase, nga gjyqtari Jose Luis Munuera Montero, me fansat që e quajtën përplasjen si një rast të stilit WWE.

La Liga pritet të ndëshkojë çiftin me një pezullim të mundshëm nga katër deri në 12 ndeshje në ligë, në varësi të një rishikimi.

Megjithatë, sipas lajmeve nga Marca, Barcelona është e përgatitur të apelojë në Federatë – në një përpjekje për të reduktuar suspendimin e tij.

Asnjëri nga lojtarët nuk ka gjasa t’i shpëtojë plotësisht një sanksioni, me provat që flasin vetë për përfshirjen e tyre, por Barcelona do të synojë pezullimin e detyrueshëm me dy ndeshje për një karton të kuq.

Torres pritet të përfshihet në skuadrën e Barcelonës për Superkupën e Spanjës teksa do të përballet me Real Betis në Riad më 12 janar.

/GazetaBlic Sport