Kroacia dhe Spanja do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit ka folur për media lojtari i Spanjës, Ferran Torres, i cili tha se ndeshja ndaj Kroacisë do jetë e vështirë dhe se Kroacia janë nënkampion i Botës.
“Kroacia është nënkampione e Kupës së Botës, një ekip i shkëlqyer, kështu që ne e dimë që ata do të jenë kundërshtarë të vështirë. Fitorja varet nga ne duhet të punojmë me të vërtetë shumë për një fitore në Kopenhagë“, tha Torres.
/GazetaBlic Sport/


