Sporti

Torres: Krenar që debutova me Barcelonën, është vetëm fillimi

01/13/2022 12:11
nga:E K

Real Madrid mposhti dje Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

‘Los Blancos’ arritën të fitonin pas lojës shtesë me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas humbjes në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, Ferran Torres reagoi në Twitter.

“Ishte debutim krenar me Barcelonën. Tani nis puna e fortë dhe vazhdojmë të përmirësohemi. Ky është vetëm fillimi”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/