Sporti

Torino merr vendimin – Asllani do të kthehet tek Interi!

01/04/2026 23:02
nga:Lorik J

 Në merkaton e verës së vitit 2025, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani u largua nga Interi për t’u zhvendosur te Torino. Edhe pse u parashikua se do të ishte zgjedhja e duhur ku “regjisori” i Shqipërisë do të shpaloste gjithë “arsenalin” posedues, nuk ka ndodhur kështu.

Fillimisht mes Interit dhe Torinos u ra dakord që 23-vjeçari do qëndronte te “Demat” deri në verën e 2026-ës, por bordi i torinezëve ka ndryshuar mendje.

Sipas raportimeve të “Toro Goal”, është vendosur që Asllani të rikthehet sërish te Interi që në merkaton e dimrit. Hapësirat për elbasanasin te zikaltërit janë të pamundura, tregues se jo më kot e larguan para këtij sezoni. “Teoria” më realiste është një huazim tjetër, ndërsa nuk ka emra konkret nga ekipet e interesuara.