Sporti

Topi i Artë: Guardiola është krenar me Rodri dhe i përgjigjet Real Madridit

10/29/2024 16:10
nga:Mergim Rreci

Këtë të martë, Pep Guardiola ka uruar Rodri për fitimin e Topit të Artë, duke e konsideruar këtë “lajm të pabesueshëm për të dhe për të gjithë klubin”.

“Ne në Manchester City jemi shumë krenarë për të. Ne jemi shumë krenarë që e ndajmë këtë me të dhe shpresojmë që kjo t’i japë atij energji për t’u rikuperuar mirë për sezonin e ardhshëm”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

I pyetur për mungesën e Real Madridit në ceremoni, në shenjë proteste ndaj mosdhënies së çmimit për Vinícius Jr., Guardiola u përgjigj: “Kjo varet nga ata. Nëse doni të përgëzoni, është mirë. Nëse ata nuk duan, është mirë. Sezonin e kaluar, Erling fitoi tripletën, duke shënuar më shumë se 50 gola. I thashë se, vetëm duke qenë aty, duhet të jetë shumë, shumë i lumtur dhe të njëjtën gjë i thashë edhe Rodrit. Sezonin e kaluar, Erling duhet të kishte fituar, po. A duhet të kishte fituar Messi? Po nuk ka rëndësi.”

“A duhej të ishte Vinícius ? Ndoshta. Ky nuk është një grup elitar, janë gazetarët që votojnë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/