Lajme

Topalli pas bisedimeve në Bruksel – humbës jemi ne

08/18/2022 21:50
nga:G B

Ish – deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli, ka cilësuar se pas takimeve të sotme, humbës kanë dalë qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta10. 

“Këtu ka humbës. Humbës janë qytetarët e Republikës së Kosovës, si ata në pjesën veriore si të gjithë të tjerët në përgjithësi. Janë humbës sepse është në interes të qytetarëve të Kosovës, e atyre të Serbisë që të ketë një marrëveshje, të gjejmë një zgjidhje përfundimtare, që t’i qasemi temave që lirinë e bëjnë të prekshme. Liria nuk ka kuptim nëse s’ka zhvillim ekonomik, s’ka përparim – në këtë kuptim jemi humbës të kësaj situate”, ka deklaruar ai në emisionin Politiko.