Sporti

Topalli merr ftesë nga Challandesi për ndeshjet e qershorit

05/25/2021 15:14
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor).

Më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Gazeta Olle, ka raportuar se i ftuar nga Challandes është edhe sulmuesi Jetmir Topalli.

Topalli luan për skuadrën e Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi nga Kaçaniku, ka pasur 13 paraqitje për skuadrën e tij, duke realizuar një gol